Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Plirëz”.
Operacioni, nga Stacioni i Policisë Poliçan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Berat.
Kishte kultivuar fidanë narkotike në mes të vreshtave, si dhe përgatitej për të kultivuar të tjerë fidanë narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari.
Asgjësohen fidanët e kultivuar, si dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 340 fara të dyshuara narkotike që autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, do t’i kultivonte në mës të vreshtave me hardhi. Sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike që iu gjet këtij shtetasi, në banesë.
Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, 311 fishekë luftarakë, si dhe fitila zjarrpërcjellës. Për këtë rast u procedua penalisht poseduesi i tyre, shtetasi K. S., 21 vjeç.
Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në territorin e qytetit të Poliçanit, një shtetas tentonte të kultivonte fidanë narkotike, shërbimet e Policisë Poliçan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Plirëz “, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– R. B., 43 vjeç, banues në Poliçan, për veprat penale “Kultivimi i fidanëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Si rezultat i monitorimit dhe kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur “Kthesa e Nepërkës”, në mes të veshtave në pronësi të tij, shtetasi R. B. është evidentuar duke kultivuar fidanë të dyshuara narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde, fidanë dhe 340 fara të dyshuara narkotike cannabis sattiva, të cilat do t’i kultivonte në vreshtat me hardhi, në pronësi të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.