Berat
Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e vprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Evidentohet një rast i kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike.
Vihet në pranga 50-vjeçari, si autori i dyshuar.
Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se një shtetas posedonte lëndë narkotike si dhe e kultivinonte atë, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan, ku në një kasolle gjetën një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin e dyshuar S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan.
Vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.