Berat – Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet drejtuesi i mjetit

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.