Berat – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedoeht penalisht 1 tjetër

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në pranga 1 shtetas.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 40 vjeç, banues në Perondi, Kuçovë, si dhe u procedua penalisht shtetasi I. M., 27 vjeç, banues në Dimal.

Pas informacioneve të marra nga Policia se shtetasi I. M. posedonte lëndë narkotike në mjetin e tij, nga ana e Policisë u organizua puna për ndalimin e mjetit, në aksin rrugor Dimal-Berat.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në mjetin e tij, gjetën një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi I. M. dyshohej se lëndën narkotike e kishte blerë tek shtetasi I. H. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve, ushtruan kontroll në lokalin e shtetasit I. H., ku gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
—————
Poliçan

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet autori i dyshuar i tentativës për kultivim.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Kapinovë, Poliçan.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç, 64 vjeç, banues në Kapinovë, Poliçan, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në tokën në pronësi të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.