Berat – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 30 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. B.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 35 vjeç, banues në Otllak, Berat, pasi në vendin e quajtur “Baypass-i i Ri”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.