Në zbatim të planit të masave për evidentimin e zhvillimit të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga Policia në qarkun e Elbasanit.
Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.
Procedohet penalisht pronari i subjektit, shtetasi K. Q., 42 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.
Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi, në Belsh, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku kishin të vendosura biletat me ndeshje.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.