Ambasadori i delegacionit të BE-së Luigi Soreca, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj, ka inspektuar paraditen e sotme, Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku është takuar me punonjësit e Policisë të FRONTEX-it, të cilët janë të përfshirë në operacionin FRONTEX që po zhvillohet prej 9 muajsh në kufirin jeshil me shtetin grek.