Fakulteti i Sigurisë Kombëtare dhe Qendra e Trajnimit të Shefave të Policisë në Akademinë Kombëtare të Policisë Turke, nisin programe për të trajnuar shefat e policisë dhe kadetët e oficerëve.
Në këtë kuadër, Fakulteti i Sigurisë së Brendshme dhe Qendra e Trajnimit të Shefave të Policisë pranë Akademisë së Policisë Kombëtares turke (TNPA), ofron gjithsej 5 vite arsim, duke përfshirë 1 vit arsim përgatitor në gjuhën turke dhe 4 vite arsimim bachelor ndërsa Qendra e trajnimit të shefave të Policisë përfshin programin njëvjeçar përgatitor të gjuhës turke i cili pasohet nga trajnimi njëvjeçar i Shefit të Policisë së Nivelit të Parë dhe Programi i diplomës master, pa teza, për menaxhimin e sigurisë, gjatë semestrit 2024-2025, për aplikantët nga disa vende, përfshirë Shqipërinë.
Sipas kuotës së përcaktuar, vetëm dhjetë aplikantë të kualifikuar (8 meshkuj – 2 femra) për programin e ofruar nga Fakulteti i Sigurisë Kombëtare dhe për programin e ofruar nga Qendra e Trajnimit të Drejtorëve të Policisë, pesë aplikantë të kualifikuar (4 meshkuj – 1 femër) nga Shqipëria, do të kualifikohen për të ndjekur programet e trajnimit të lartpërmendura.
A. Arsimi universitar – Kërkesa për pranim
Të jetë i diplomuar në shkollë të mesme ose shkolla të barazvlefshme
Të ketë kushtet për të qenë punonjës policie në vendin e tij/saj
Të jesh mbi 18 vjeç (i lindur në 2003 e më vonë, kandidatët duhet të jenë nën 22 vjeç, kufiri i moshës për 22 vjeç llogaritet si 01 janar 2024)
B. Arsimi Master – Kërkesa për Pranim:
Të ketë diplomë bachelor ose të barazvlefshme, ose të jesh punonjës policie me diplomë bachelor
Të mos jetë i diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Sigurisë (të mbyllura) të TNPA
Të ketë kushtet për të qenë punonjës policie në vendin e tij/saj
Të qenit i një shkalle të barabartë me gradën e policit ose zëvendësinspektorit në vendin e tij/saj
Të qënit nën 28 vjeç (i lindur në 1997 dhe më vonë)
C. Dokumentet që kërkohen nga studentët universitar dhe master:
Kopja e pasaportës (duke marrë parasysh kohëzgjatjen e pasaportës, kohëzgjatjen e arsimit)
8 fotografi biometrike (të diagnostikueshme)
Raport mjeko-ligjor
Kopja origjinale e diplomës/certifikatës së diplomimit ose e diplomës/certifikatës së diplomimit të miratuar nga institucioni (për çdo faqe, e dyanshme),
Formulari i informacionit të studentit i dorëzuar në mënyrë dixhitale duhet të plotësohet në formatin Microsoft Excel dhe të dërgohet në adresën e postës elektronike paogrenciisleri@egm.gov.tr, jo më vonë se data 20 gusht 2024.
Për të kryer regjistrimin e kadetëve të huaj të Policisë, të cilët do të kenë një program universitar në Fakultetin e Sigurisë së Brendshme dhe do të kenë program master pa tezë, në Qendrën e Trajnimit të Drejtorëve të Policisë në TNPA, origjinalet e dokumenteve të përmendura më sipër, duhet të jenë të certifikuara në gjuhën turke.
Kopjet, të plotësuara veçmas dhe të miratuara nga institucioni dhe kopjet e formularit të informacionit të studentit të sillen në TNPA ,nga secili kandidat për kadetët e Policisë.
Kandidatët e kadetëve të Policisë, të cilët do të ndjekin arsimin, duhet të pajisen me vizë studentore në Ambasadën e Turqisë, për të marrë leje qëndrimi dhe pasaportat e tyre duhet të kenë një vlefshmëri minimale prej 5 (pesë) vitesh për arsimin universitar dhe 2 (dy) vjet për arsimin master.
Në këtë kontekst, duke pasur parasysh se kandidatët kadetë të Policisë së huaj, të planifikuar për t’u dërguar në TNPA, për vitin akademik 2024-2025, do t’i nënshtrohen provimit të aftësisë së gjuhës turke dhe do të marrin një raport të bordit shëndetësor, atyre iu kërkohet të jenë të pranishëm në Golba§i të TNPA-së, jo më vonë se data 9 shtator 2024.
Aplikantët priten të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në Akademinë Kombëtare të Policisë Turke, jo më vonë se data 20 gusht 2024.
Aplikantet e interesuar, si dhe për cdo paqartësi, të dergojne email në adresën linditashesha@asp.gov.al, cc: arbengjergji@asp.gov.al.