Mos shpejtoni dhe mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se radari, alkool testi dhe polici rrugor janë në detyrë.
Vijon kontrolli👮♂🚔 për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë ✈vrastare të përdoruesve të rrugës.
145 km/h – 164 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk -Tuneli i Kërrabës-Tiranë✈️ 🛣 në kushtet kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh.
Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i papranueshëm dhe vrastar🚑. 🛫 rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Si rezultat i kontrollit me radar 📸, prej orëve të mbasdites e deri në këto momente janë pezulluar 18 leje drejtimi për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, janë vendosur dy masa maksimale nga 30 mijë lekë të reja për shpejtësi tej normave të lejuara pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj dhe 21 masa administrative për shpejtësi dhe parakalime të rrezikshme në rrugë.
Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative te pashlyera si dhe dy rezultuan të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.
Njëkohësisht janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit 🍺si dhe janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur🍺 dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Askush s’ka të drejtën t’i cënojë e rrezikojë jetën asnjë përdoruesi të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Familja ka nevojë për TY , mos u bëj statistikë rrugore.🚑