Delvinë – Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ditës së djeshme.

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ditës së djeshme.
Sekuestrohet 1 armë gjahu.
Më datë 26.06.2020, në malin e Cerasë, Delvinë, si pasojë e një konlikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21-vjeçari L. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet policore u vunë në ndjekje të autorit dhe falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.