Durrës – Vijojnë kontrollet për respektimin e protokolleve të sigurisë

Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Durrës, për respektimin e protokolleve të sigurisë, të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ushtruar kontrolluar dhe këshilluar subjekte të ndryshme në lidhje me masat që duhet të respektohen, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë përqendruar kontrollet për ruajtjen e distancës fizike, kryesisht në ato automjete që transportojnë punëtorët e fasonerive, por edhe në automjetet private apo të institucioneve në tërësi.

Gjatë kontrolleve janë vendosur 61 masa administrative për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë.