Dhuna nuk është kurrë zgjidhje. Nuk ka justifikim, nuk ka tolerim dhe nuk duhet të ketë heshtje përballë saj.
Mos e normalizo dhunën!
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të trajtuar me përgjegjshmëri, në çdo kohë, rastet e dhunës dhe qëndron në krah të çdo gruaje, vajze dhe fëmije që përjeton dhunë.
Ndërgjegjësimi, reagimi dhe denoncimi janë hapa të rëndësishëm për të parandaluar dhunën. Heshtja nuk e ndal dhunën, por reagimi mund ta ndalë atë. Lufta kundër dhunës është përgjegjësi e të gjithëve.
Mos hesht! Kërko ndihmë! Në rast nevoje, telefono 112.
#StopDhunës #DhunaNukKaJustifikim

