Vlorë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla

📌Vlorë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qarkut Vlorë.

Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialistët e DVP Vlorë për edukimin në shkolla, me nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Rilindja”, “Ismail Qemali”, “Ibrahim Kushta” dhe “Avni Rustemi”, në bashkëpunim me psikologët dhe mesuesit e këtyre shkollave.

Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për tema si:
● Dhuna dhe parandalimi i saj;
● Bullizmi në mjediset shkollore;
● Bullizmi kibernetik dhe siguria në internet;
● Trafikimi i qenieve njerëzore;
● Rëndësia e denoncimit dhe kërkimit të ndihmës në rastet kur nxënësit përballen me situata të rrezikshme.

Gjithashtu, nxënësit u informuan mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i lëndëve narkotike, duhanit dhe alkoolit, si dhe nga mbajtja dhe përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta (AVL).

Përmes takimeve dhe aktiviteteve informuese, synohet parandalimi i këtyre fenomeneve, promovimi i sjelljeve të përgjegjshme dhe rritja e sigurisë për nxënësit brenda dhe jashtë ambienteve shkollore.

Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.

#PoliciShkollë👮🏻️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë 👧🏻