Tiranë/Reagim mbi një rast të pubikuar në rrjete sociale

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me pamjet e publikuara në rrjetin social “JOQ”, ku shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një qen, në rrugën “Arkitekt Sinani”, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kryer veprimet hetimore dhe kanë identifikuar shtetasin që shfaqet në video.

Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin Sh. R., 73 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.