Pogradec
Zhvillohen takime të tjera informuese dhe ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
Në zbatim të programit “Siguria e të Rinjve”, që ka si qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve, evidentimin dhe parandalimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e tyre, u zhvilluan takime në 3 shkolla 9-vjeçare, me nxënësit e klasave VI.
👥 Gjatë takimimeve u trajtuan tema me rëndësi të veçantë, si:
●Dhuna dhe parandalimi i saj;
●Bullizmi në mjediset shkollore;
●Bullizmi kibernetik dhe siguria në internet;
●Trafikimi i qenieve njerëzore;
●Rëndësia e denoncimit dhe kërkimit të ndihmës në rastet kur nxënësit përballen me situata të rrezikshme.
Gjithashtu, nxënësit u informuan mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i lëndëve narkotike, duhanit dhe alkoolit, si dhe nga mbajtja dhe përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta (AVL).
🎯 Përmes bashkëbisedimit, vizatimeve të bëra nga vetë nxënësit dhe informimit, nxënësit u inkurajuan të jenë më të ndërgjegjshëm për rreziqet që i rrethojnë, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës, pa dhunë dhe fenomene negative.
#SiguriaETëRinjve

