DVP Dibër/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Ndër fokuset kryesore të punës janë konstatimi i parakalimeve të gabuara, drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe shkelje të tjera që cenojnë sigurinë rrugore.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve, gjatë javës së parë të muajit nëntor janë arrestuar 2 shtetas për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për drejtim të automjetit pa leje drejtimi.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur 1350 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, kryesisht për parakalime të gabuara, ndalim/qëndrim të parregullt të automjeteve, drejtim nën efektin e alkoolit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.
Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.
