Vijojnë kontrollet në territor, si dhe puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Janë finalizuar 4 operacione policore në Tiranë dhe Gjirokastër, në fushën e krimeve ndaj pronës, prodhimit, tregtimit dhe ambalazhimit të pijeve alkoolike, dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe 1 operacion në bashkëpunim me homologët, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Janë kapur/ndaluar 2 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë sekuestruar sasi lëndësh të dyshuara narkotike, kanabis dhe kokainë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit I. K., 56 vjeç, I. L., 64 vjeç dhe F. Gj., 46 vjeç, banues në Mat dhe Bulqizë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se, në cilësinë e personave përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen në punë në një subjekt minerar në Krastë, Bulqizë, nuk kanë zbatuar rregullat përkatëse. Si pasojë, ditën e djeshme, gjatë procesit të punës në minierë, ka humbur jetën shtetasi G. M., 62 vjeç, banues në Klos.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar, 9 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Janë evidentuar 6 raste të krimeve kundër mjedisit, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar 1 rast në fushën e vjedhjes, ku po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë proceduar penalisht 12 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 4 shtetas, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë, u arrestua shtetasi A. S., 46 vjeç, pasi, në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njëkohësisht, u arrestua shtetasi F. H., 34 vjeç, pasi, në kryqëzimin e rrugës “Imer Ndregjoni” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shkodër/ Në lagjen “3 Heronjtë”, është gjetur i pajetë në oborrin e banesës shtetasi Gj. B., 45 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Lezhë/ Në fshatin Tale, shtetasi P. Q., rreth 70 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është zënë poshtë nga një pjesë muri në banesën e tij, që dyshohet se është shembur teksa ai po punonte. Si pasojë, 70-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe anonimitet të sigurt
