Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

I dënuar dhe i akuzuar për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje, pastrim parash dhe krime ekonomike, ekstradohet nga Spanja, 41-vjeçar.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve në Madrid, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u ekstradua nga Barcelona, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Arnold Jaho, 41 vjeç, lindur në Vlorë.

Gjykata e Tiranës, në vitin 2026, e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, dhe në vitin 2024, me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës, në vitin 2025, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”