Policia Rrugore e Kavajës / Monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, gjatë javës së fundit, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Kavajës, konstatimi dhe ndëshkimi i parakalimeve të gabuara dhe i shpejtësisë së lartë, shkelje që bëhen shpesh shkak për aksidente rrugore me pasoja të rënda.
Si rezultat i monitorimit, gjatë 1 jave, janë arrestuar 3 shtetas, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur, ndërsa 2 janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
– 332 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
– 88 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
– 15 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
– 27 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 2 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
– 150 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore Kavajë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë, në parandalimin e aksidenteve dhe në rritjen e sigurisë rrugore.
