Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 3 operacione, në Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Janë kapur 4 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë goditur 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Tiranë/U identifikua dhe u shpall në kërkim një shtetas i cili dyshohet se dje, në rrugën “Josif Pashko”, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin G. A.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Në fushën e krimeve ekonomiko-financiare janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Në fushën e krimeve kibernetike janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, njëri prej të cilëve përdorte dhe fenelina si të Policisë.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e një drejtuesi motomjeti që është larguar nga vendi i aksidentit.

Është proceduar penalisht 1 shtetas që ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.

Më datë 15.10.2026, rreth orës 00:45, në kryqëzimin e Laknasit, automjeti me drejtues shtetasin I. T., 32 vjeç, punonjës policie , ka aksidentuar  shtetasin S.M, 66 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, ky shtetas ka ndërruar jetë. 32 vjeçarit iu bë testi i alkolit i cili rezultoi 0.00 mg/l. Menjëherë është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  e cila ka proceduar me arrestimin e 34 vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit

Janë proceduar penalisht 7 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 1 shtetase në kërkim dhe proceduan penalisht 6 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit, trafikim të mjeteve motorike, kontrabandë mallrash, vjedhje dhe mosdeklarim të shumave monetare.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.