Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 15 prill 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 53 shtetas, konkretisht: 9 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 41 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Dibër dhe 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Fier, ku autori është proceduar në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 1 në Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 6 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, 3 në Tiranë, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste aksidentesh në të gjithë vendin, në Tiranë, me 1 viktimë.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Shkodër.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.