Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 6 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, krimeve ekonomiko-financiare dhe krimeve kibernetike, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Janë kapur 5 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 11 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 11 të proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 14 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 28 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 11 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të zjarrvënies në Patos, Lushnjë, Gramsh dhe Tiranë, me 1 shtetas të arrestuar, 3 të proceduar dhe 1 në kërkim.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar, 7 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 13 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomiko-financiare janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kibernetike janë evidentuar 2 raste. Për njërin rast është proceduar penalisht 1 shtetas në gjendje të lirë, ndërsa për rastin tjetër po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Janë arrestuar 2 shtetas që kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas që nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe 9 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 3 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 5 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
