Pogradec/Orë edukative me nxënësit e shkollës “Servet Agolli”

Pogradec

Orë edukative me nxënësit e shkollës “Servet Agolli”.

Në zbatim të programit “Siguria e të Rinjve”, që ka si qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve, evidentimin dhe parandalimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e tyre, u zhvillua në shkollën “Servet Agolli”, një takim me nxënësit e klasave të VI.

👥 Gjatë takimit u trajtuan tema me rëndësi të veçantë, si:
●Dhuna dhe parandalimi i saj;
●Bullizmi në mjediset shkollore;
●Bullizmi kibernetik dhe siguria në internet;
●Trafikimi i qenieve njerëzore;
●Rëndësia e denoncimit dhe kërkimit të ndihmës në rastet kur nxënësit përballen me situata të rrezikshme.

🎯 Përmes bashkëbisedimit dhe informimit, nxënësit u inkurajuan të jenë më të ndërgjegjshëm për rreziqet që i rrethojnë, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës, pa dhunë dhe fenomene negative.

#SiguriaETëRinjve
#Edukim#Ndërgjegjësim#Parandalim
#StopBullizmitDhunesTrafikimit