📍 Policia Rrugore e Gjirokastrës, monitorim 24/7, me pajisje bashkëkohore, për të garantuar siguri rrugore.
Gjithashtu, prani të shtuar pranë institucioneve arsimore, për garantimin e sigurisë së nxënësve dhe për normimin e lëvizjes gjatë fillimit/përfundimit të procesit mësimor.
Në fokus të punës së Policisë Rrugore të Gjirokastrës janë:
➡️evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit, që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe/ose nuk vendosin rripin e sigurimit/kaskën mbrojtëse.
Si rezultat i monitorimit konstant, gjatë 2 javëve u arrestuan/proceduan penalisht 7 shtetas, si dhe u pezulluan 38 leje drejtimi.
Më tej, gjatë kësaj periudhe, u vunë:
-608 masa administrative për parakalime të gabuara;
-816 masa administrative për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-562 masa administrative për ndalim ose qëndrim të gabuar të automjetit;
-23 masa administrative për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-7 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-7 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-4 masa administrative për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
-241 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
➡️verifikimi dhe kontrollet e përditshme ndaj mjeteve për transport publik dhe atyre për transport të nxënësve, për të parandaluar dhe konstatuar menjëherë shkelje që mund të cenojnë sigurinë e pasagjerëve.
Në këtë kuadër, gjatë këtyre 2 javëve, janë vënë 50 masa administrative, për shkelje si: drejtimi i automjetit për transport publik, pa dokumentacionin përkatës, transportimi i nxënësve, mbi kapacitetin e lejuar, si dhe mosrespektimi i të drejtës së këmbësorëve për të kaluar, kryesisht në afërsi të institucioneve arsimore.
Kontrollet dhe monitorimet e Policisë Rrugore të Gjirokastrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale.
Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon në mënyrë të vazhdueshme për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Ftojmë qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
