Tiranë/Ndalohen 4 shtetas, të akuzuar/dënuar për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis

Tiranë/Vijojnë kontrollet dhe puna operative, për kapjen e shtetaseve të shpallur në kërkim.

Ndalohen 4 shtetas, të akuzuar/dënuar për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Vendimi” dhe në kuadër të tij kapën në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, dhe vunë në pranga shtetasin Klodian Duro, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Në vitin 2025, 41-vjeçari ka shitur doza Kokaine, duke lëvizur me një automjet me shërbim taksi, të cilin e drejtonte në mënyrë të parregullt.

-Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve vunë në pranga shtetasit K. D., 27 vjeç, M. C., 22 vjeç dhe M. K., 30 vjeç, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 3 shtetasit ishin në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, pasi akuzohen se kanë shitur lëndë narkotike, në doza, në afërsi të institucioneve arsimore në kryeqytet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.