Tiranë
Ceremoni përkujtimore me rastin e 15-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, Ervin Haxhiu.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me rastin e 15-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, Ervin Haxhiu, zhvilloi një ceremoni përkujtimore në nderim të veprës dhe sakrificës së tij.
Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë memorialit të tij, duke nderuar kujtimin dhe kontributin e tij në shërbim të Policisë së Shtetit.
Sakrifica e ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, Ervin Haxhiu, si dhe e të gjithë Dëshmorëve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës ndër vite, mbetet frymëzim dhe motivim për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të ushtruar detyrën me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm, në shërbim të qytetarëve.
I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit!




