Gjirokastër/Zhvillohen takime me drejtuesit e disa institucioneve arsimore, për sigurinë e nxënësve

📍 Gjirokastër/“Siguria në shkolla është prioriteti dhe përgjegjësia që na bashkon të gjithëve”.

Shefi i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Komisar Agim Troci, zhvilloi takime me drejtuesit e institucioneve arsimore të shkollave 9-vjeçare “Koto Hoxhi” dhe “Andon Zako Çajupi”, si dhe të shkollës së mesme profesionale “Thoma Papapano”, me fokus garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla, në rrugë dhe në komunitet. 👮‍♂️🤝

Siguria e fëmijëve dhe të rinjve është një përgjegjësi e përbashkët. Bashkëpunimi ndërinstitucional, komunikimi i vazhdueshëm dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësorë për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për nxënësit dhe komunitetin. 🤝📚

Gjatë vitit shkollor 2026–2027, takimet dhe aktivitetet me fokus sigurinë e nxënësve do të vijojnë edhe në bashkitë e tjera të qarkut Gjirokastër. 👮‍♂️👮‍♀️