Kuçovë/Zhvillohet takim me përfaqësues të disa institucioneve, për sigurinë në shkolla

📍 Kuçovë/“Siguria në shkolla, një hap drejt një komuniteti të sigurt”

Sot, në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u zhvillua takimi me temë “Siguria në shkolla, një hap drejt një komuniteti të sigurt”, me fokus garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla, në rrugë dhe në komunitet.

Në takim morën pjesë Shefi i Komisariatit dhe i Rendit të Policisë Kuçovë, drejtues të institucioneve arsimore, si dhe oficerë të sigurisë në shkolla.

Siguria e fëmijëve dhe të rinjve është një përgjegjësi e përbashkët. Bashkëpunimi ndërinstitucional, komunikimi i vazhdueshëm dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësorë për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për nxënësit dhe komunitetin.

Gjatë vitit shkollor 2026–2027, takimet dhe aktivitetet me fokus sigurinë e nxënësve do të vijojnë edhe në bashkitë e tjera të qarkut Berat