Vlorë/Monitorim intensiv i qarkullimit të automjeteve, me pajisje bashkëkohore

Vlorë/Monitorim intensiv i qarkullimit, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, për rritjen e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe i monitorimit të vazhdueshëm të qarkullimit rrugor, gjatë 2 javëve të para të muajit shtator, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 11 drejtues mjetesh, konkretisht:

-2 janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
-3 janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-6 janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur masa administrative për shkelje të ndryshme, si:
780 masa administrative për parkime të gabuara;
720 masa administrative për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;
404 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;
56 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
47 masa administrative për parakalime të gabuara;
37 masa administrative për xhama të zinj;
19 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
8 masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
336 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

🚓 Policia Rrugore vijon monitorimin dhe kontrollet në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Vlorë, duke përdorur pajisje dhe mjete logjistike bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve, parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi rrugor më të sigurt për të gjithë.