Divjakë/Zhvillohet takimi me temë “Siguria në shkolla – një hap drejt një komuniteti të sigurt”

Divjakë/ “Siguria në shkolla, një hap drejt një komuniteti të sigurt”

Sot, në bashkinë Divjakë, u zhvillua takimi me temë “Siguria në shkolla – një hap drejt një komuniteti të sigurt”, me fokus sigurinë e nxënësve në shkolla, në rrugë dhe në komunitet.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Divjakë, z. Josif Gorrea, përfaqësues të Prefekturës Fier, ZVAP Divjakë, Zyrës së Komisionerit kundër Diskriminimit, DRSHTRR Fier, Qendrës Rinore “Epoka e Re”, drejtues të institucioneve arsimore dhe oficerë të sigurisë në shkolla, si dhe shefi i Komisariatit të Policisë Divjakë, Komisar Ledjo Lushka, së bashku me ndihmësspecialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Fier.

🤝 Siguria e fëmijëve dhe e të rinjve është përgjegjësi e përbashkët. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi i përbashkët janë çelësi për krijimin e një mjedisi më të sigurt në shkolla dhe në komunitet.

Takimet me fokus sigurinë e nxënësve gjatë vitit shkollor 2026–2027 do të vijojnë edhe në bashkitë e tjera të qarkut Fier.