Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në territor, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe goditjet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore, është zhvilluar 1 operacion në Portin e Durrësit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Janë kapur 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 8 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, me 13 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 7 raste, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 12 raste të dhunës në familje, me 5 shtetas të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë plotësuar 14 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve kibernetike është evidentuar 1 rast, me 1 shtetase të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e një 46-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim, pasi një shtetas ka kallëzuar se 46-vjeçari e ka kanosur dhe fyer vazhdimisht nëpërmjet rrjetit social “TikTok”.
Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 9 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
U arrestuan 2 shtetas që dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe u procedua penalisht 1 shtetas që është larguar nga vendi i aksidentit.
U arrestua një 62-vjeçar dhe u procedua penalisht një 44-vjeçare, pasi dje, në Divjakë, automjeti që drejtonte 62-vjeçari, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin pa targë që drejtohej nga 44-vjeçarja, pa leje drejtimi. Nga aksidenti është dëmtuar 44-vjeçarja, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
U arrestua 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u proceduan penalisht 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit kapën 1 shtetas në kërkim; arrestuan 2 shtetas për falsifikim të dokumenteve; proceduan penalisht 2 shtetas, për mosdeklarim të shumave monetare dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjithashtu, u deportua nga Gjermania shtetasi A. D., 33 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e mëtejshme u kryen nga DVP Elbasan.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 14.09.2026, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Dragot, Elbasan, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, gjatë punës në një subjekt.
Si pasojë është dëmtuar dhe është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
