Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore, janë finalizuar 3 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit. Gjatë operacioneve u vunë në pranga 4 shtetas, si dhe u sekuestruan lëndë narkotike kokainë, armë zjarri dhe municion luftarak.

Janë kapur/ndaluar 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në hyrje në PKK Qafë Thanë, është kapur/ndaluar shtetasi në kërkim ndërkombëtar S. N., 52 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 10 muaj e 12 ditë, për veprën penale “Krimi i kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, grabitje, shantazh, zhvatje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë. U arrestua 1 shtetas për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, 1 shtetas i dyshuar për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe 1 shtetas për përndjekje.

Në Laç, u arrestua shtetasi Z. D., alias Z. M., 28 vjeç, pasi dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, gjatë drejtimit të automjetit ka goditur këmbësorin, shtetasin P. C., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në Elbasan, u arrestuan shtetasit H. S., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së, dega Belsh, E. K., me detyrë dispeçer për Belshin dhe K. S., me detyrë dispeçer i Nënstacionit Elektrik Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme këta shtetas dyshohet se, gjatë kryerjes së punimeve të remontit në fshatin Trojas-Belsh, nuk kanë marrë masat e nevojshme dhe nuk kanë bërë njoftimin e duhur për ndërprerjen e energjisë elektrike në vendin ku po kryheshin punimet. Për pasojë, punonjësi i OSHEE-së, shtetasi K. Z., 32 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën.

Në Fier, u ndaluan shtetasit A. M., 67 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një firme, pasi nuk kanë zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe, për pasojë, më datë 11.09.2026, ka humbur jetën një shtetas me detyrë elektricist, i cili ra nga një shtyllë elektrike. Për këtë ngjarje, një ditë më parë u arrestua në flagrancë përgjegjësi i firmës, shtetasi B. B., 61 vjeç.

Në Fier, u shpall në kërkim një 30-vjeçar, pasi dyshohet se i ka dëmtuar varret e familjarëve të një 57-vjeçari, si dhe e ka kanosur nëpërmjet telefonit.

Në Durrës, u shpall në kërkim një 52-vjeçar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi, në bashkëpunim me djalin e tij të mitur, 16 vjeç, pas një konflikti me dy shtetas, ka plagosur me mjet prerës njërin prej tyre, 27 vjeç, nga Vora.

Po në Durrës, u shpall në kërkim një 29-vjeçar për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një 29-vjeçar, punonjës në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore, në lagjen nr. 17, Durrës.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 7 raste, me 1 autor të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Janë evidentuar 14 raste të dhunës në familje, me 5 autorë të arrestuar, 8 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Janë evidentuar 5 raste të krimeve kundër mjedisit, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste në fushën e vjedhjes, me 5 autorë të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Gjithashtu, në Kukës u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe 1 shtetas për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Janë proceduar penalisht 22 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë kapur 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për llogari të DVP Lezhë, dhe 1 shtetas në kërkim nga Interpoli, për llogari të Italisë.


Vau i Dejës/ Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Kapedan”, Vau i Dejës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, në pjesën e përparme, automjeti në pronësi të shtetasit K. B., të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Lezhë/ Dje, ka bërë kallëzim shtetasi F. C., se vajza e tij, shtetasja Xh. C., 20 vjeçe, banuese në Lezhë, është larguar nga banesa që prej datës 11.09.2026 dhe nuk ka kontakt me të. Punohet për gjetjen e saj.

Berat/ Rreth orës 07:10, në aksin rrugor Berat–Kuçovë, janë përplasur dy automjete. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, shtetasit me iniciale Xh. Ç. dhe O. R., si dhe pasagjeri me iniciale N. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt