Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit
Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në territor, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe goditjet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore, janë finalizuar 6 operacione, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në Korçë, kontrabandës së mallrave, në Gjirokastër, dhe prostitucionit, në Durrës, si dhe për zbardhjen e disa vjedhjeve, në Fier, Vlorë dhe Tiranë.
Janë kapur 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 20 raste, me 18 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokaine dhe Cannabis Sativa, fara Cannabisi, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 5 raste, me 1 autor të arrestuar, 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 10 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar, 1 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.
Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kibernetike është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, po punohet për kapjen e një shtetasi që është larguar nga vendi i aksidentit.
U proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për kanosje/mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
U arrestua 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u proceduan 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 2 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 4 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikim të dokumenteve dhe trafikim të mjeteve motorike.
Interpol Tirana/ U kap në PKK Rinas dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi turk O. Y., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Algiers, Algjeri, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal”, “Falsifikimi dhe vënia në qarkullim e kartëmonedhave me kurs ligjor” dhe “Mashtrimi”, të kryera në bashkëpunim.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
