NJOFTIMI I KONTRATËS QE PUBLIKOHET NË BULETININ E NJOFTIMEVE PUBLIKE DHE NË FAQEN ZYRTARE TË AUTORITETIT KONTRAKTOR
Seksioni 1. Autoriteti Kontraktor
- Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Adresa : Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.
Tel/Fax: 04279212 / 04278919
E-mail: kreshnik.koka@asp.gov.al
Adresa e Internetit: www.asp.gov.al
Person kontakti: Kreshnik Koka
Ilia Kosta
2. Lloji i procedurës së prokurimit të klasifikuar të jetë:E Kufizuar nëpërmjet marrëveshjes kuadër 1 -vjeçare me disa operatorë ekonomikë ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara.
Kjo procedurë zhvillohet në kuadër të ligjit nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë” dhe nuk përmban informacion të klasifikuar.
- Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje bileta të transportit ajror për të ekstraduarit dhe punonjësit shoqërues”
- Numri i references së procedurës/lotit (nr datë Urdhri i Prokurimit): Urdhër nr. 53, datë 03.09.2026
- Fondi limit/Vlera e pritshme e kontratës: 29,900,000 (njëzetë e nëntë milion e nëntëqind mijë) lekë pa TVSH
- Kohëzgjatja e Marrëveshjes Kuadër:12 muaj
- Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: Çmimi më i ulët
- Afati kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje:Data: 05/10/2026 Ora: 11:00
Vendi: Sektori i Prokurimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë
Sigurimi i Ofertës
Operatori Ekonomik paraqet Formularin e sigurimit të ofertës, sipas Shtojcës 6. Vlera e kërkuar e sigurimit të ofertës është 598,000 (pesëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë) Lekë.
Autoriteti kontraktor pranon vlerën e pagesës së sigurimit të ofertës nga ofertuesi, në vlerë monetare në llogarinë e autoritetit kontraktor:
Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Kodi i institucionit: 1016079
Kodi i Degës së thesarit: 3535
Autoriteti kontraktor pranon pagesën e vlerës së sigurimit të ofertës nga ofertuesi edhe në formën:
- garancisë bankare X
ose
- nga shoqëri sigurimi të licencuara nga autoritetet kompetente X
Dokumentat e tenderit do t’i vihen në dispozicion çdo operatori ekonomik të interesuar me anë të paraqitjes së një kërkese me shkrim pranë: Sektorit të Prokurimeve në DPPSH, me adresë: Bulveardi “Bajram Curri”, Tiranë, ose në adresat e postës elektronike: kreshnik.koka@asp.gov.al dhe ilia.kosta@asp.gov.al.
Kjo procedure prokurimi do te zhvillohet ne mbeshtetje te nenit 20, 25 dhe 32 të Ligjit Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, nenet 5, 23, 28, 33 – 40, 41, 42 dhe 44 të V.K.M-së Nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”,
Kjo procedurë përfshin dy faza kryesore:
Faza 1 – Parakualifikimi dhe përzgjedhja e kandidatëve:
Faza e parë (para kualifikimi) ka të bëjë me përzgjedhjen e kandidatëve, përpara dërgimit të ftesës për ofertë nga AK-ja. Para kualifikimi i ofertuesve është një proces i ndryshëm nga procedura e vlerësimit të ofertave, e cila përqendrohet në çmimin dhe kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
Procesi i para kualifikimit do të bëhet duke u përqendruar në vlerësimin e përvojës dhe aftësinë e kandidatëve për të zbatuar në mënyrë të kënaqshme kontratën konkrete. Qëllimi kryesor i para kualifikimit është përzgjedhja e atyre kontraktorëve /furnitorëve, kualifikimet dhe përvoja e të cilëve minimizon rrezikun e mosekzekutimit, sipas projektit/kontratës së propozuar.
Autoriteti kontraktor fton jo më pak se 3 (tre) kandidatë, duke garantuar konkurrencë dhe barazi ndërmjet tyre, përveç rasteve kur numri i ofertuesve që kanë shprehur interes është më i ulët se minimumi i kërkuar.
- Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve në Fazën e Parë
- KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT
Ofertuesi duhet të deklarojë se:
- a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (statusi aktiv)/në nje regjister tregtar profesional në shtetin e tij të origjines ose te qendrimit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit.Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është iregjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.
- b) nuk është subjekt i procedimeve për deklarimin e falimentit, për nje urdhër likujdimi apo administrimit të detyrushëm nga një gjykatë apo rregullimi me kreditorë apo ndonjë procedimi të ngjashëm sipas legjislacionit në fuqi)
- c) nuk ka falimentuar(statusi aktiv), ose nuk është në likujdim.
ç) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 38/1 të LPFMS,
- d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi/legjislacionit të vendit të origjinës.
Edhe Ofertuesi i huaj duhet të deklarojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarate me shkrim.
Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.
Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore.
Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 10.
Nëçdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.
Vec kesaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet operatorëve ekonomikë, ku përcaktohet përfaqësuesi dhe përqindja respektive bashkë me elementët konkretë që merr përsipër të realizojë secili.
- KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT
- Kandidati/ofertuesi duhet të dorëzojë:
- Formulari i ofertes, sipas shtojces 3;
- Sigurim oferte, sipas Shtojcës 6;
- Deklaratën mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 9;
ç. Deklaratë mbi përmbushjen e Specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 8
- Deklaratë mbi garantimin e zbatueshmërisë së dispozitave ligjore në marëdhëniet e punës, sipas Shtojces 11:
- 2. Kandidati/ofertuesiduhet të dorëzojë:
2.1 Kapaciteti ligjor/profesional i operatorëve ekonomikë:
Sipas kritereve të Përgjithshme të shprehura më sipër.
2.2 Kapaciteti ekonomik dhe financiar:
2.2.1. Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për 3 (tre) vitet e fundit financiare (2023, 2024, 2025), ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 35% e vlerës së përllogaritur e fondit limit të kësaj kontrate.
2.3 Kapaciteti teknik:
2.3.1. Operatori ekonomik duhet të paraqesë kontrata të mëparshme të ngjashme të suksesshme të kryera gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të vogël se 40% të vlerës së përllogaritur të kësaj kontrate.
Për të vërtetuar përvojën e mëparshme të ngjashme, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin dëshmitë e mëposhtme:
- për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin publik, operatori ekonomik duhet të paraqesë vërtetime të lëshuara nga një ent publik për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
- për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin privat, operatori ekonomik duhet të paraqesë vetëm fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
Plotësimi i njërit prej dy kushteve të sipërpërmendura e bën ofertën të kualifikueshme.
2.3.2. Çertifikatë e akreditimit IATA.
2.3.3. Kompania duhet të nënshkruajë një akt që merr përsipër ruajtjen e konfidencialitetit dhe të dhënave personale të personit në kërkim ndërkombëtar dhe oficerëve të eskortës së policisë si dhe të dhënat për fluturimin.
2.4 Të dhëna përputhshmërie për sigurinë e Informacionin e Klasifikuar (kur aplikohet).
(Nuk aplikohet)
Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Faza 2 – Ftesa për Ofertë dhe vlerësimi: Autoriteti Kontraktor do të dërgojë një ftesë për ofertë tek Kandidatët të cilët kanë plotësuar kërkesat për para-kualifikim duke i ftuar të dorëzojnë ofertat sipas përcaktimeve në DT dhe të specifikimeve të përcaktuara në ftesën për ofertë. Ofertat do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Autoriteti Kontraktor për të përcaktuar ofertën, fituese.
