Shkodër/Kreu parakalim të gabuar, ndëshkohet me gjobë 10 000 lekë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një automjet taksi duke kryer një parakalim të gabuar, në aksin rrugor “Shkodër–Lezhë”, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Shkodër kryen verifikimet përkatëse dhe identifikuan drejtuesin e automjetit.

Në përfundim të veprimeve, për parakalim në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë, në bazë të nenit 146, pika 16, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se çdo denoncim do të trajtohet me përparësi dhe në përputhje me ligjin.