Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar 2 operacione në fushën e transportimit të emigrantëve të paligjshëm, ku janë vënë në pranga 2 shtetas, si dhe janë sekuestruar 2 automjete.
Janë kapur/ndaluar 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, një prej tyre i dënuar.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe 1 shtetas i dyshuar për veprën penale “Përndjekja”.
Në Lezhë, u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një shtetase, për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me pagesat.
Në Tiranë, u arrestua 53-vjeçari i cili goditi me mjet prerës 27-vjeçarin, dje në mbrëmje, tek Ish-Parku, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Gjithashtu, u arrestua 1 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë, pasi në ambientet e një lokali dyshohet se kanë goditur me sende të forta 2 shtetas, si dhe gjatë konfliktit kanë dëmtuar sende të ndryshme në ambientet e lokalit.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 3 autorë të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë evidentuar 11 raste të krimeve kundër mjedisit, me 2 autorë të arrestuar dhe 12 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste në fushën e vjedhjes, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Janë evidentuar 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në Tiranë u evidentuan dhe u goditën 4 raste të zhvillimit të lojërave të fatit dhe u proceduan 4 shtetas.
Janë proceduar penalisht 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 9 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Në Tiranë, u arrestua 1 shtetas, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 85-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në Lezhë, u arrestua 1 shtetas, pasi, duke drejtuar automjetin në lëvizje indietro, ka përplasur me pjesën e pasme të mjetit një këmbësor, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në Elbasan, u arrestua shtetasja D. I., 37 vjeçe, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti që ajo drejtonte ka aksidentuar shtetasin I. G., 75 vjeç, këmbësor. 75-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
—
Elbasan/ Më datë 06.09.2026, ka njoftuar shtetasi J. Z., 40 vjeç, se në banesën e babait të tij ka gjetur mbetje kockore, që dyshon se i përkasin babait të tij, shtetasit V. Gj., 66 vjeç, i larguar nga banesa më datë 17.05.2024. Mbetjet kockore u transportuan në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan, për t’iu nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.
Lezhë/ Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, në një gomisteri në pronësi të shtetasit S. G., rreth 57 vjeç, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr, duke shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Velipojë / Informacion paraprak. Rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar S. B., 68 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar një arrest kardiak dhe për pasojë, është mbytur. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.
