DVP Dibër/Priten në takim, 14 punonjës të rinj, të cilët sapo janë emëruar në rolin bazë, në pozicionin “Patrullë e Përgjithshme”

DVP Dibër

Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Drejtori i Policisë Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, së bashku me shefin e sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve zhvilluan një takim me 14 punonjës të rinj, të cilët sapo janë emëruar në rolin bazë, në pozicionin “Patrullë e Përgjithshme”.

Gjatë bashkëbisedimit, Drejtor Karaj, u përcolli punonjësve rëndësinë e detyrës që kanë marrë përsipër, duke theksuar se shërbimi në radhët e Policisë së Shtetit kërkon përgjegjshmëri të lartë, përkushtim dhe profesionalizëm në përballimin e çdo situate në shërbim të qytetarëve.

Ai i inkurajoi punonjësit e rinj që në përmbushjen e detyrës të udhëhiqen gjithmonë nga respektimi i ligjit, përgjegjshmëria dhe profesionalizmi, duke i shërbyer me përkushtim qytetarëve.

Në përfundim të takimit, drejtuesit e Policisë, iu uruan 14 punonjësve të rinj suksese në detyrën e tyre, duke u shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë për t’i asistuar në çdo hap të rrugëtimit të tyre në radhët e Policisë së Shtetit.