Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në territor, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe goditjet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore, janë finalizuar 2 operacione për goditjen e kontrabandës së mallrave dhe zbardhjen e vjedhjeve.

Janë kapur 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë goditur 11 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 7 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe kokainë, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

U identifikua dhe u ndalua një 15-vjeçar, i cili dyshohet se, më datë 31.08.2026, në rrugën “Murat Toptani”, ka goditur me mjet prerës një 39-vjeçar.

U arrestua një 35-vjeçar dhe u procedua penalisht një 61-vjeçar, pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 35-vjeçari ka goditur me grushte dhe me shkop 61-vjeçarin, ndërsa ky i fundit, me vetëgjyqësi, i ka thyer xhamin e automjetit.

Po punohet për kapjen e një 37-vjeçari, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, i ka marrë me forcë automjetin një 29-vjeçari, duke e kanosur me mjet prerës.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 10 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë plotësuar 14 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

U arrestua shtetasi P. M., 58 vjeç, pasi dje, duke drejtuar autobusin, në rrugën “Demokracia”, dyshohet se ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi K. S., 61 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar 61-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar para për të shmangur ndëshkimin penal/administrativ.

Janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, të cilët nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe kanë kryer veprime me vetëgjyqësi.

U procedua penalisht 1 shtetas, pasi në subjektin që administronte u konstatua muzikë pas orarit të lejuar.

Janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare proceduan penalisht 1 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në plazhin e Tales, shtetasi B. B., 72 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në det dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.