Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet (karrotrec) duke kryer parakalim në një segment me fushëpamje të kufizuar, në aksin “Qafë Thanë-Librazhd”, informojmë se:
Shërbimet e Policisë Rrugore, menjëherë pas publikimit të videos, kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në përfundim të të cilave identifikuan drejtuesin e automjetit dhe për shkeljen e kryer, e ndëshkuan administrativisht, me gjobë 10 000 lekë, në bazë të pikave 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
