Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit
Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në territor, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe goditjet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore, janë finalizuar 2 operacione për zbardhjen e vjedhjeve dhe futjen kontrabandë të fishekzjarrëve.
Janë kapur 4 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 7 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe kokainë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë.
U arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Gj. S., pasi më datë 29.08.2026, në pjesën e pasme të lokalit në pronësi të tij, në fshatin Karmë, dyshohet se, për shkak të mospërmbushjes së parametrave të sigurisë teknike për energjinë elektrike, roja i lokalit dhe një elektricist ranë në kontakt me rrymën elektrike dhe, për pasojë, humbën jetën.
U proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, një 53-vjeçar dhe një 24-vjeçar, pasi dje, gjatë lundrimit në anijen me kapiten 53-vjeçarin, dyshohet se 24-vjeçari ka ndezur fishekzjarr në bordin e anijes dhe, si pasojë, është dëmtuar lehtë një 28-vjeçar.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 21 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 12 në kërkim, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i organizimit të lojërave të fatit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 8 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 8 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të një automjeti që është larguar nga vendi i aksidentit.
Mirditë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. K., 20 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në aksin rrugor “Lurë-Rrëshen”, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi C. N., 20 vjeç, banues në Itali, dhe janë dëmtuar një pasagjer 15 vjeç dhe drejtuesi i automjetit. Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë.
U proceduan penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, pasi janë shfaqur në një video të publikuar në portalin “JOQ”, duke penguar, me automjetet e tyre të ndaluara, lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera në rrugën “Nënë Tereza”, Kamëz, për disa minuta. Gjithashtu, u bllokuan 2 automjetet e këtyre shtetasve.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar para për të shmangur masën administrative.
Është arrestuar 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 2 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 5 shtetas, për falsifikim të dokumenteve, shkatërrim prone dhe kontrabandë mallrash.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
