PKK Morinë
Arrestohet një 36-vjeçar që tentoi të kontrabandonte në Republikën e Shqipërisë, lëndë piroteknike, me qëllim shitjen në Tiranë.
Sekuestrohen 11 kuti me 691 fishekzjarre.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M.
Gjatë kontrollit të kryer në këtë automjet, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 11 kuti me 691 fishekzjarre, të cilat ky shtetas synonte t’i kontrabandonte në Republikën e Shqipërisë, dyshohet për t’i shitur në Tiranë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 36 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose kufizuara”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


