Shkodër
Plagosën me mjet prerës (thikë) një 25-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 55-vjeçari dhe shpallet në kërkim djali i tij i mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 55 vjeç, banues në Shirokë, si dhe shpallën në kërkim djalin e tij të mitur, 17 vjeç. Pasi këta shtetas dyshohet se, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër.
25-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
