Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 40 shtetas, konkretisht: 7 janë arrestuar dhe 20 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 5 raste të “Kanosja”, 1 në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 4 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Dibër, me dy autorë është arrestuar në flagrancë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Lezhe dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 rast për të cilin po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 rast, në Elbasan, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste aksidentesh në të gjithë vendin, me 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 drejtues mjetesh, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Korçë, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.