Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në territor, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operative, si dhe kontrolleve në terren, janë finalizuar 6 operacione, në kuadër të të cilave janë kapur/ndaluar persona në kërkim ndërkombëtar, si dhe janë goditur veprimtari në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacioneve u vunë në pranga 5 shtetas, si dhe u sekuestruan dhjetëra doza kokaine, shuma parash, armë të ftohta, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 2 celularë.
Janë kapur/ndaluar 4 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 6 në kërkim.
Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe 1 shtetas, i dyshuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
U procedua penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. K., 36 vjeç, përgjegjës turni në një fabrikë, pasi një shtetas 28 vjeç, me shtetësi indiane, punonjës në këtë fabrikë, ka dëmtuar gishtat e dorës gjatë punës. Gjithashtu, për këtë rast u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi U. E., 41 vjeç, mjek roje i Spitalit të Laçit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për shtetasin e dëmtuar.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 6 raste, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/autorëve. Gjithashtu, u kap dhe u referuan materialet në Prokurori për shtetasen 24-vjeçare, e cila ishte në kërkim, pasi dyshohet se ka djegur një automjet më datë 18.08.2026.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e lojërave të fatit është evidentuar 1 rast, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 11 raste të krimeve kundër mjedisit, me 1 autor të arrestuar dhe 11 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste në fushën e vjedhjes, me 2 autorë të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
U procedua në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, si dhe 20 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
—
Informacione paraprake
Durrës/ Rreth orës 04:55, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati shtetasi B. N. S., 69 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Kamëz/ Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit. Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe ruajtjen e anonimatit
