Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. ♂️♀️
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë normat e shpejtësisë, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo qarkullojnë me xhama të riveshur.
Si rezultat i monitorimit, gjatë dy javëve, janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 52 leje drejtimi;
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1908 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
❌ 106 masa për parakalime të gabuara;
️ 731 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
33 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
⚠️ 97 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
27 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
81 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
14 masa për qarkullim me xhama të riveshur;
️ 458 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
361 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#ZbatoRregullatEQarkullimit⚠️
#MbroJetën✅️
#RespektoKëmbësorët
#Stop❌Shpejtësi❌Alkool❌Celular
