Punonjësit e Policisë Kufitare Gjirokastër iu bashkuan nismës “Dhuro gjak, shpëto jetë!”

‍♀️ Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër

Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, duke dhuruar gjak në ndihmë të personave që jetojnë me talasemi.

Dhurimi i gjakut është një akt i lartë humanizmi dhe solidariteti, që shkon përtej përmbushjes së detyrave të përditshme, duke dëshmuar përkushtimin dhe gatishmërinë për t’u gjendur pranë atyre që kanë më shumë nevojë. Me këtë akt human, punonjësit e Policisë së Shtetit kontribuojnë në shpëtimin e jetëve dhe përcjellin vlera të rëndësishme të solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjshmërisë qytetare.

‍♀️ Policia e Shtetit mbështet dhe promovon vazhdimisht nisma të tilla humanitare, duke forcuar lidhjen me komunitetin dhe duke qenë pranë qytetarëve jo vetëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por edhe në momente kur ata kanë më shumë nevojë.

#DhuroGjakShpëtoJetë
#MeKomunitetin
#DVKMGjirokastër
#PoliciaeShtetit