Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Komisariatit të Policisë Durrës, Komisariatit të Policisë Shijak dhe Komisariatit të Policisë Kavajë kanë zhvilluar kontrolle të gjera në territorin e bashkive Durrës, Shijak dhe Kavajë, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike.
Operacioni është shtrirë në territoret e Durrësit, Shijakut dhe Kavajës, në zona të hapura dhe ambiente të mbyllura, ku dyshohet se mund të tentohet kultivimi i bimëve narkotike, duke përdorur edhe mjete teknologjike për monitorimin e territorit.
Gjatë kontrolleve të kryera deri në këto momente, nuk janë konstatuar parcela, fidanë apo bimë narkotike cannabis.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me OSHEE-në, kanë intensifikuar kontrollet edhe në ambiente të mbyllura për evidentimin e rasteve të mundshme të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.
Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim në të gjithë territorin e Durrësit, Shijakut dhe Kavajës, ndërsa strukturat e Policisë mbeten të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të kundërligjshme në këtë fushë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për bashkëpunimin e qytetarëve, duke i ftuar të denoncojnë çdo rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
