Policia Rrugore e Korçës/Monitorim intensiv i qarkullimit, me dron, radar dhe makina inteligjente

Policia Rrugore e Korçës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. ♂️♀️

Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, Komisar Qemal Hoxha, gjatë një deklarate, theksoi se ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Korçës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara dhe kalojnë limitin e shpejtësisë, shkelje që përbëjnë shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 29.07.2026-05.08.2026 janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 820 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

❌ 233 masa për parakalime të gabuara;
198 masa për ndalim të gabuar të mjetit;
32 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
9 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
⛔️ 31 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
♂️49 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha;
2 masa për përdorim të celularit;
⚠️ 266 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit⚠️
#mbrojetën✅️
#respektokëmbësorët
#stop❌shpejtësi❌alkool❌celular