Tepelenë
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me konfliktin e çastit, të ndodhur rreth orës 01:10, të datës 31.07.2026, në Tepelenë, ku mbetën të dëmtuar me sende të forta 3 shtetas, ju informojmë se:
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve R. Ç., 23 vjeç, Sh. Ç., 22 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, A. Ç., 58 vjeç dhe H. Ç., 43 vjeç, të cilët u shpallën në kërkim.
Po nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
