Fier/Punonjësit e Policisë Fier dhurojnë gjak për personat me talasemi

‍♀️ Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, duke dhuruar gjak në ndihmë të personave që jetojnë me talasemi.

Dhurimi i gjakut është një akt i lartë humanizmi dhe solidariteti, që shkon përtej përmbushjes së detyrave të përditshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Ky gjest fisnik pasqyron përkushtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për t’i shërbyer komunitetit dhe për të qenë pranë qytetarëve edhe në momentet kur ata kanë më shumë nevojë.

‍♀️ Policia e Shtetit mbështet dhe promovon vazhdimisht nisma të tilla humanitare, duke kontribuar në shpëtimin e jetëve, forcimin e lidhjeve me komunitetin dhe përcjelljen e mesazheve të solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjshmërisë qytetare.

Në ditët në vijim, aktiviteti i dhurimit të gjakut do të zhvillohet edhe në komisariatet e tjera të qarkut Fier, në mënyrë që i gjithë efektivi të ketë mundësinë të bëhet pjesë e kësaj nisme humanitare dhe të japë kontributin e tij në ndihmë të atyre që kanë nevojë.

#DhuroGjakShpëtoJetë
#MeKomunitetin #DVPFIER #PoliciaeShtetit